Shtohet edhe Australia, 7 shtete kundër “Russia 2018”

0 52

Para disa javësh, në Salisbury të Anglisë ndodhi një sulm me lëndë kimike, ku në shënjestër ishin ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij, ndërkohë që nga ky sulm rrezikuan të vdisnin 150 banorë të tjerë, pasi lënda e përdorur ishte shumë e rrezikshme.

Pas hetimeve të para, u arrit në përfundimin se sulmi është urdhëruar nga qeveria ruse, ku Vladimir Putin ka qenë ai që ka kërkuar të vritet ish-spiuni.

Ky akt është dënuar nga kryeministrja angleze, Theresa May, e cila është shprehur se asnjë delegat nga Anglia nuk do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Botërorit, i cili do të mbahet në Rusi.

Ky vendim është përshëndetur edhe nga disa zyrtarë të kombëtareve të tjera, të cilët po mendojnë që të refuzojnë ftesat në shenjë solidarizimi.

Ministri i Jashtëm i Australisë, Julie Bishop, ka kërcënuar se Kombëtarja australiane do ta bojkotojë Kupën e Botës në Rusi, pasi dy diplomatë të Moskës u dëbuan nga shteti i Karaibeve të martën.

Dy zyrtarët e qeverisë ruse besohet se ishin spiunë të padeklaruar dhe janë dëbuar nga vendi në kundërpërgjigje ndaj sulmit me agjent nervor në Britani të Madhe.

Ndërkohë, zyrtarë nga Polonia, Islanda, Danimarka, Suedia, Australia dhe Japonia njoftojnë se shtetet e tyre do të refuzojnë ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse, ku i pari që e ka marrë këtë vendim ka qenë presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: