PSG gjen pasuesin ideal të Emerys

0 44

Paris Saint-Germain njoftohet se ka filluar bisedimet me trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, pasi Unai Emery do të shkarkohet në fund të sezonit.

Emery pritet të shkarkohet këtë verë pas eliminimit të PSG nga UEFA Champions League në raundin e 1/16 kundër Realit, me trajnerin e Chelseat si më i preferuar për ta zëvendësuar atë në “Parc des Princes”.

Ish trajneri i Almerisë dhe Valencia erdhi në klubin parizien në qershor të vitit 2016 pas një aventure trevjeçare në krye të Sevillas, ku fitoi tre tituj të Europa League.

Megjithatë, ai nuk mund ta ketë suksese në kompeticionet evropiane, pasi edhe pozita e tij u lëkund shumë duke humbur titullin e Ligue 1 të sezonit të kaluar me Monacon.

Flitet shumë që Conte do të marrë drejtimin e skuadrës franceze, ku dhe vetë ai nuk e ka të sigurt stolin ke Chelsea. /albeu.com/

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: