Nga futbollist i famshëm në shërbyes kafeneje, Hakan Shukur pas konfliktit me Erdogan

0 84

Në Palo Alto të Kalifornisë ekziston një kafene, ku një person pak mbi të 40-at, përshëndet ata që hyjnë, u tregon atyre menynë, mbledh pjatat dhe gotat në tavolinat ku klientët janë larguar, përcjell Fakte.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e njohur turk me origjinë shqiptare, Hakan Shukur.

Por çfarë bën ish-kampioni turk në një kafene në Palo Alto? Shukur është detyruar të braktisë vendlindjen e tij për shkak të bindjeve politike, dhe mbi të gjitha faktit që ka shprehur hapur përkrahjen e tij për armikun e Erdogan, Fetullah Gulen.

Vetë Shukur e pranon këtë në një intervistë për “Neë York Times”, e para që prej shkeljes në SHBA në vitin 2015, transmeton Gazeta Shqiptare.

Qeveria e presidentit Erdogan ka lëshuar një urdhërarresti ndaj tij, ndërsa babai përfundoi në burg për thuajse një vit. Të gjitha kursimet e tij, përfshi llogaritë bankare, janë sekuestruar nga regjimi turk. Edhe pse kur tentoi të hynte në politikë, në vitin 2011, ishte pikërisht pjesë e partisë së Erdoganit.

“Nga ai moment, për çdo veprim që bëja më lindnin probleme administrative dhe siklete të të gjitha natyrave”, rrëfen ai.

Fama që kishte e ndihmoi me lehtësi atë të siguronte një vend në Parlament, por lufta që presidenti aktual i Turqisë ndërmori ndaj Gulenit, ndjekës i të cilit ishte Shukur, e detyroi ish-sulmuesin e Galatasarayt dhe Kombëtares turke të jepte dorëheqjen.

“Nëse do të isha sjellë ndryshe, do të kisha pasur një jetë më të mirë. Nëse do t’u tregoja gjithçka që ata dëshironin do të isha bërë ministër. Por ja që tani shes kafe! Të paktën kështu nuk kam humbur respektin që kam fituar me mund ndër vite” tregon ai

Kujtojmë se Hakan Shukur shpërtheu në arenën botërore futbollistike në vitet e para të 2000-shit ku bëri të madh ekipin e Galatasarayt dhe i dhuroi Turqisë vendin e tretë në Botërorin e Koresë së Jugut e Japonisë

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: