Muharrem Hasani: Jam provokuar pak nga serbi, por rezultati u pa në fund

0 4

Dueli ndërmjet Muharrem Hasanit dhe Zoran Spajic përfundoi në të mirë të kilboksierit tonë.

Muharrem Hasani ishte më i mirë gjatë gjithë kohës, ku në fund edhe fitoi meçin e shumëpritur.Në një prononcim për ‘GazetaBlic’, Muharrem Hasani ka folur për fitoren e tij ndaj boksierit serb.

“Sporti është sport, duhet të jetë i pastër dhe korrekt, por mbi të gjitha kisha emocione të cilat duhej kontrolluar”, tha fillimisht Hasani.“Çdo fitore është ndryshe nga tjetra , kjo fitore vjen pas dy vitesh pauzë dhe kuptohet që kishte një rëndësi të madhe për mua dhe duhej të fitoja patjetër. Kur kemi bërë matjet jam provokuar nga ana e kundërshtarit, por asgjë e rendësishme, rezultati u pa në fund të meçit”.“Në ring pritet të dalë së shpejti përsëri dhe nuk do të ndalëm deri sa të arrijë majat e këtij sporti.

Mesazhi im për këtë fitore është që fillimisht të ndihem i lumtur që kam arritur të fitoi dhe të gëzoj familjarët dhe fansat e mi anë e mbanë botës që kanë pritur ta shohin ndeshjen edhe përkundër vonesës qe u shkaktua jo nga ana ime”, përfundoi Hasani.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: