https://barn2.co.uk/wordpress-plugins/woocommerce-product-table/ref/84/

0 30

Distria Krasniqi e ka përmbyllur me sukses maksimal garën e saj në World Judo Masters, Guangzhou 2018.

Xhudistja nga Kosova arriti të mposhtë në finale xhudisten japoneze, Kondo Ami.

Ami ishte medaliste olimpike dhe nuk ishte sfidë aspak e lehtë për Distrian.

Por, përkundër vështirësisë së duelit, Distria ishte e fokusuar dhe për 16 sekonda e hodhi në tatami medalisten japoneze nga Lojërat Olimpike.

Kështu, Distria fiton të artën për kategorinë deri 52 kilogramë.

Pas triumfit, Distria fiton 1800 pikë olimpike, të vlefshme për kualifikim në Lojërat Olimpike.

Edhe Nora Gjakova do të garojë në finale dhe lufton për medaljen e artë.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: