VIDEO/ Reali kualifikohet me vuajtje për në finale, Bayerni s’e përmbys dot

0 13

U luajt në stadiumin “Santiago Bernabeu” gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut, shkruan SYRI.net.

Reali siguroi biletën e finales, pas rezultatit të përgjithshëm 4-3.

Në Gjermani takimi kishte përfunduar me fitoren 2-1 të madrilenëve, ndërsa në “Bernabeu” barazimi 2-2 i dha të drejtë spanjollëve të kualifikohen.

Ndeshja  

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Bayerni kaloi në avantazh në minutën e tretë me Kimmich, por në të 11’ Benzema riktheu ekuilibrin.

Sërish Benzema sapo fillon pjesa e dytë realizon për madrilenët.

James Rodriguez barazon shifrat në 2-2 në të 62’, por vetëm kaq. S’ka më gol dhe në finale kualifikohet Reali, i cili pret fituesin e çiftit Roma-Liverpool.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: