Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid

0 6

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Spanja. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe. Barcelona do të mirëpres Real Madridin në klasiken e futbollit spanjoll.

Vendi: Barcelonë, Camp Nou
Koha: 06 Shkurt (e mërkure), 21:00

Camp Nou ka kapacitet prej ‎99,354 ulësesh (Getty Images)

Lajmet rreth ekipeve

Barcelona

Lionel Messi ka një problem të vogël në kyçin e këmbës, por pritet të startojë që nga minuta e parë në të kundërtën, Alana do të luajë në vend të argjentinasit.

Philippe Coutinho do të jetë partner i Luis Suarezit në sulm pasi që Ousmane Dembele nuk ka mundur të shërohet me kohë.

Sergi Roberto do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, pa befasi nga Ernesto Valverde.

Real Madrid

Santiago Solari nuk ka shqetësime rreth lëndimeve dhe pritet që t’i jep hapësirë në portë si në të kaluarën Keylor Navasit.

Sergio Reguilon ka qenë në formë të mirë, megjithatë nuk dihet nëse do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes para Marcelos.

Gareth Bale, Vinicius Jr dhe Karim Benzema ka të ngjarë të jenë në vijën e sulmit të Los Blancos.

Pesë përparësitë dhe mangësitë e Barcelonës

Përparësitë

Gjuajtjet e lira

Loja individuale

Sulmi nga krahët

Krijimi i rasteve përmes qarkullimit të gjatë të topit

Krijimi i rasteve përmes aftësive individuale

Mangësitë

Duelet ajrore

Mbrojtja në rast të kundër sulmeve

Krijimi i pozitave të jashtë lojës për kundërshtarët

Ndalimi i kundërshtarëve nga krijimi i shanseve

Mos koordinimi mes repartit të mesfushës dhe mbrojtjes

Pesë përparësitë dhe mangësitë e Real Madridit

Përparësitë

Duelet ajrore

Sulmet nga krahët

Krijimi i mundësive përmes sulmeve të gjata

Kundërsulmet e shpejta

Gjuajtjet nga distanca

Mangësitë

Krijimi i kurthit të pozitës jashtë loje

Duelet ajrore

Mbulimi i lojtarëve kryesorë të kundërshtarit

Ndalimi i kundërshtarëve për krijimin e rasteve

Sulmi jo efikas

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Barcelona ka shënuar mbi dy gola në 24 nga 27 ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.

Barcelona ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.

Real Madridi është i pamposhtur në 34 nga 38 ndeshjet e fundit (Copa del Rey).

Real Madridi ka shënuar të paktën tre gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (Copa del Rey).

Reali ka fituar në pjesën e parë dhe kohën e plotë në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (Copa del Rey).

Në tërësi, sot do të jetë ndeshja e tyre 239-të, ku Reali kryeson me 95 fitore kundrejt 93 të Barcelonës, ndërsa 50 ndeshjet tjera kanë përfunduar baras.

Analizë

Barcelona do të hyjë në ndeshje me moral të lartë pas triumfit të fundit në Copa del Rey kundër Sevillas me rezultat 6-1.

Por, të besuarit e trajnerit Ernesto Valverde, kanë humbur pikë në shtëpi në La Liga këtë fundjavë kundër Valencias.

Pavarësisht nga dëmtimi i lehtë i Messit, Blaugranat besojnë se do të korrin fitore të lehtë.

Real Madridi ka fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ku humbjen e fundit e kanë përjetuar kundër Leaganesit me rezultat minimal 1-0.

Rezultatet e fundit po u jep krah djemve të Santiago Solarit që mund të nxjerrin rezultat pozitiv në udhëtim te katalunasit.

Parashikimi: Barcelona 3-1 Real Madrid

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: