Roma ofron spektakël, emocion, kualifikim – Barcelona në shtëpi

0 38

Roma ka arritur të luajë një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Barcelonës duke shënuar fitore me rezultat 3-0 dhe duke marrë një kualifikim historik.

Barcelona kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultat 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-4, romakët kalojën tutje.

Romakët e filluan ndeshjen me gol, pasi që në minutën e tetë Edin Dzeko shënoi për 1-0.

Edhe pse kishte raste me Schick dhe Dzeko rezultati nuk u ndryshua.

Getty

Pjesa e dytë ishte shumë e fortë me Romën që kërkonte golin dhe sulmonte.

Minuta e 57-të solli edhe momentin vendimtar të ndeshjes. Sulmuesi Dzeko rrëzohet në zonë nga Pique dhe gjyqtari akordon penallti.

Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë De Rossi për 2-0.

Minutat e fundit kishin vetëm një histori me Romën që kërkonte me çdo kusht golin.

Stephan El Shaaraëy gjuan në minutën e 82-të, por Ter Stegen ruan portën me një pritje fantastike.

. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Se Roma besonte dhe e kërkonte kualifikimin tregonin minutat e fundit, ku pareshtur sulmonte.

Zhvillohej minuta e 82 ku Under harkon nga goditja e dënimit dhe me kokë Konstas Manolas, shënoi për 3-0.

Festë e madhe e romakëve pas golit.

Minutat e fundit Barcelona është kthyer të luajë, por romakët si rrallë herë u treguan italianë duke mos lejuar të preket porta.

Festa pas ndeshjes . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Festë e madhe e Romës pas përfundimit të ndeshjes që e shohin vetëm në katër klubet më të mira të Evropës për këtë edicion.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: