Neymar përgatit largimin nga PSG dhe rikthimin te Barcelona

0 10

Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar ëshë gati për tu larguar nga klubi francez në favor të një rikthimi te ish-skuadra e tij, Barcelona.

Ylli brazilian u largua nga Camp Nou në verën e vitit 2017 për një shifër transferimi rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, që nga largimi i tij nuk janë ndalur asnjëherë thashethemet rreth të ardhmes së tij, ku shumë skuadra duan ta kenë në organikën e tyre.

Kohëve të fundit, Neymar është lidhur me një rikthim në Camp Nou te Barcelona dhe një gjë e tillë mund të bëhet realitet.

Sipas disa burimeve nga Goal.com, Neymar është duke bërë presion për një largim nga Parc des Princes në favor të një rikthimi te Barcelona.

Edhe klubi i madh katalunas thuhet se është në linjë për ‘Operacionin Neymar’, pra rikthimin e yllit brazilian në Camp Nou.

Goal.com raporton gjithashtu se Barcelona veçse ka filluar kontaktet me kampin e ish-yllit të tyre dhe janë në proces të bisedimeve.

Neymar është i palumtur te PSG, sidomos pas raporteve jo të mira me Edinson Cavanin dhe dëshira e shprehur publikisht e drejtorit të Barçës, Pep Segura, për ta rikthyer lojtarin, thuhet se e ka bindur sulmuesit ta bëjë një gjë të tillë realitet.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: