Mourinho i gatshëm të shes Pogban për të financuar transferimet e reja

0 19

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është i gatshëm të fitojë para nga shitja e Paul Pogbas për të financuar transferime të lojtarëve që i mendon të nevojshëm.

Mourinho dhe drejtuesit e Djajve të Kuq janë të etur të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre, pasi kanë dështuar në këtë sezon.

Portugezi ka përpiluar një listë të lojtarëve që dëshiron t’i transferojë në Old Trafford, por edhe disa nga ta që do t’i largojë nga skuadra.

Sipas mediumit anglez The Mirror, Mourinho ka humbur durimin me francezin Pogba dhe madje disa yje të Unitedit janë të zhgënjyer që mesfushori i blerë rreth 125 milionë euro fokusohet më shumë në imazhin e tij se në futboll.

Unitedi ende ka një bazë të lojtarëve të ‘vjetër’ si Michael Carrick, Ashley Young, Chris Smalling dhe Phil Jones të cilët luajtën të gjithë nën drejtimin Sir Alex Ferguson.

Dhe Pogbas besohet se i është thënë nga këta lojtarë që të frenojë aktivitetin e tij në mediat sociale dhe të përqendrohet në dhënien e paraqitjeve të nivelit të lartë që ata e dinë se është i aftë.

Mourinho është i qartë se ai duhet të fitojë të paktën një trofe të madh në sezonin e ardhshëm – dhe ai po synon katër yje të botës për të katapultuar Unitedin përsëri në mesin e elitës së Evropës – me Pogban si karrem.

Dyshja e lartë në listën e tij e transferimeve janë yjet e Real Madridit, Raphael Varane dhe Toni Kroos pasi Mourinho duket të importojë cilësinë në mbrojtje dhe në mesfushë. Në listë janë edhe Marco Verratti, Alex Sandro dhe Marquinhos.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: