Mbretërit spanjollë fitojnë betejën e parë me Bayernin, në Bernabeu pritet një përballje e madhe

0 25

Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena me rezultat 1-2.

Ishte një ndeshje e mirë nga të dy anët, por vendasit krijuan më shumë raste.

Goli i parë në takim u shënua nga Joshua Kimmich në minutën e 28-të.

Në vazhdim raste për gol kishin edhe Mats Hummels (41′) dhe Thomas Muller (42′), por kur nuk shënon, pëson.

Marcelo barazoi rezultatin në minutën e 44-t me një gol të bukur dhe me rezultatin 1-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Epërsia e Realit erdhi nga Marco Asensio (57′), i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejt me Lucas Vazquez.

Rast të mirë për gol kishte edhe Karim Benzema në minutën e 76-të, por Sven Ulreich bëri pritje të mirë.

Në fund provoi edhe Rober Lewandowski, por gjuajti jashtë.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu është të martën me 1 maj.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: