KE i FFK-së pas mbledhjes: UEFA u njoftua për ndeshjen Llapi-Drita, Superliga do të bëhet me 10 ekipe

0 28

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës të mërkurën që është drejtuar nga presidenti Fadil Vokrri.

KE e ka miratuar  projekt buxhetin e FFK-së për Vitin 2018 dhe e ka mirëpritur Raportin e auditimit nga FIFA.

Komiteti Ekzekutiv ka folur për kampionatin ku sipas tyre është duek u zhvilluar një garë e fortë si për titull ashtu edhe për mbijetesë.

Po ashtu në komunikatën e lëshuar për media thuhet se për ndeshjen e shumëpërfolur mes Llapit dhe Dritës është njoftuar edhe UEFA.

“Ndonëse u diskutua edhe për ndeshjen e fundit Llapi-Drita, një ndeshje e shumëpërfolur në opinion, por si rast i izoluar dhe organet e FFK-së i kanë marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me aktet normative madje duke e njoftuar edhe UEFA-n për këtë rast”.

“Në këtë drejtim FFK-ja kërkon nga mediet, që të jenë sa më të kujdesshme në plasimin e lajmeve të cilat nuk janë të konfirmuara dhe që kanë për qëllim të dëmtimit të imazhit të futbollit e Kosovës  dhe FFK-ja është dhe do të jetë gjithmonë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjithë me qëllim të pasqyrimit të së vërtetës”.

FFK po ashtu ka hapur edhe mundësinë që Superliga të reduktohet nga 12 në 10 skuadra.

Këtë do ta bëjë pasi të ketë debat të hapur me të gjithë që janë të lidhur me futbollin.

“Me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të futbollit të Kosovës, KE ka diskutuar  një strategji dhe ka caktuar prioritetet e saj. Po ashtu gjerësisht është debatuar për gjetjen e një sistemi të garave që përputhet me kushtet, ruajtjen e cilësisë së lojës së futbollit dhe mbajtjen në nivel të futbollistëve”.

“Në këtë drejtim është debatuar edhe për shkurtimin e Ligës në 10 ekipe, por paraprakisht do të zhvillojë një debat të hapur që nga dita e nesërme me të gjithë faktorët relevant, siç janë klubet, këshillat profesionale,  profesionistët e fushës, gazetarët dhe mbarë shoqëria në mënyrë që të në një të ardhme ta sigurohet një sistem i mirë i garave që i përgjigjet  Kosovës. Janë shqyrtuar edhe shumë çështje në mbarëvajtjen e garave si dhe KE ka shqyrtuar  kërkesat dhe parashtresat drejtuar KE-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: