Isco përfundimisht nuk luan kundër Barcelonës

0 16

Isco nuk është shëruar nga lëndimi i shpatullave dhe Zinedine Zidane nuk do të rrezikojë.

Raphael Varane është në skuadrën prej 19 lojtarëve që ka udhëtuar për në Barcelonë.

Real Madrid dhe Barcelona do të takohet sonte në Camp Nou me fillim në ora 20:45.

Francezi nuk do të rrezikojë me Iscon tre javë para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Ai që do të jetë në Camp Nou është francezi Varane, i cili sqaron panoramën në mbrojtje të Real Madridit.

Mbrojtësi do të jetë partner i Sergio Ramosit, ndërsa në krah do të luan Marcelo dhe Nacho.

Lojtarët e ftuar:
Portierët: Navas, Casilla dhe Luca
Mbrojtja: Vallejo, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo dhe Theo
Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, Kovacic dhe Ceballos
Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale dhe L. Vázquez

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: