Gjyqtari spanjoll, Andujar Oliver: VAR e përcaktoi se topi nuk e kaloi tërësisht vijën tek aksioni për golin e tretë

0 15

Ajaxi ka arritur ta mposht Real Madridin me rezultat 4-1 si mysafir, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Goli i tretë i Ajaxit solli shumë zhurmë pasi kishte dyshime që topi e kishte kaluar vijën anësore afër gjysmës së fushës.

Dusan Tadic e shënoi një gol mjaft të bukur, por që i kushtoi Real Madridit, pasi rezultati shkoi në 3-0.

Megjithëse u rishikua në VAR, gjyqtari e përcaktoi se ishte gol, pas katër minutash rishikim.

“VAR e përcaktoi se topi nuk kaloi tërësisht vijën. Ishte e vështirë për të marrë një vendim”.

“Një kënd i kamerës tregonte se top dukej duke e prekur vijën, ndërsa një tjetër sugjeronte se kishte dalë plotësisht”, ka thënë gjyqtari Andujar Oliver për Radio MARCA.

Ndeshja u mbyll me rezultat 4-1.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: