Gjesti i Ozilit po bën xhiron e botës, puth bukën dhe e nxjerr nga fusha (FOTO)

0 33

Mesut Ozil është një nga futbollistët më të respektuar në botë, kjo pasi është i qetë dhe nuk bënte gjeste të shëmtuara.

Një provë e qartë u dha mbrëmë sërish nga turko-gjermani i Arsenalit. Teksa po ekzekutonte një goditje nga këndi, tifozët e Atleticos hedhin një copë bukë në fushë, mbase nga rivaliteti i dikurshëm tek Reali, por gjithsesi që mbetet një gjest i shëmtuar. Asistuesi rekordmen në Premier Leaghue nuk kthehet nga tifozët për t’iu kundërvënë por e kap bukën e puth dhe e nxjerr në një vend ku nuk do të shkelet.

Gjesti i tij solli duartokitje të mëdha në të gjithë stadiumin, madje edhe në të gjithë botën. Të tillë njerëz nuk i duhen vetëm Europa Leagues, Anglis apo futbollit por gjithë botës. /albeu

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: