Babai i Iniestas: Kjo është koha më e mirë që biri im t’i thotë lamtumirë Barcelonës

0 26

Babai i Andres Iniestas ka thënë mbrëmë pasi Barcelona e fitoi për herë të 30-të Kupën e Mbretit se për birin e tij do të jetë shumë e vështirë ta lërë Barcelonën, por kjo do të ishte koha më e duhur për ta bërë atë.

Chongqing në Kinë pritet të jetë destinacioni i mesfushorit veteran nëse e braktis Barcelonën në fund të këtij sezoni, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, transmeton InfoShqip.

“Ai do të marrë një vendim të vështirë”, ka thënë José Antonio Iniesta në një intervistë për Cadena SER.

“Nëse vendos të largohet, atëherë duhet ta respektoni. Mendoj se është koha e duhur për të për të ndërmarrë një hap të tillë”, shtoi ai.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: