Agjerimi dhe Kupa e Botës, ideja gjeniale e Tunizisë për të çelur iftarin

0 31

Në prag të finales së Champions League, tifozët e Liverpool ishin të shqetësuar, nëse agjerimi i Mo Salah gjatë Ramazanit do të ndikonte në ndeshje. Ajo nuk ishte kurrë një çështje, por me siguri që po ndikon përfaqësuesen e Tunizisë. Natyrshëm Salah nuk agjeroi gjatë ditës së finales dhe gjithsesi nuk zgjati shumë në fushë, kështu që nuk pati asnjë ndikim në shanset e Liverpool për të fituar Champions League.

Në fakt sipas një predikuesi, ishte pikërisht fakti që prishi agjërimin, arsyeja pse Salah u dëmtua në shpatull, dhe nuk kishte aspak të bënte me veprimin e qëllimshëm të Ramos. Hector Cuper ka folur në lidhje me trajtimin e çështjes së agjerimit gjatë Kupës së Botës, për Egjiptin e tij, por ai nuk është i vetmi. Tashmë Tunizia ka dalë në skenë me një mënyrë të rrallë të çeljes së iftarit.

Sipas një gazetari tunizian, ekipi ka punësuar portierin për tu siguruar që ai të kërkojë trajtim mjekësor gjatë ndeshjeve, pikërisht në momentin kur vjen koha për çeljen e iftarit në fushë. Kujdesi mjekësor nënkupton që futbollistët e tjerë mund të çelin iftarin duke pirë ujë dhe duke ngrënë diçka, njëlloj sikurse ndodh edhe me vetë portierin. Hurma dhe çokollata energjike u shpërndahen lojtarëve nga stafi, ndërkohë që mjekët kontrollojnë portierin, të cilit ndërkohë i jepet i njëjti ushqim nga personat që e asistojnë. Tunizia është në grup me Anglinë në Kupën e Botës, aty ku do të përballen edhe me Belgjikën dhe Panama.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: