Ronaldo mbetet në Portugali, alarmohet Juventus

54

Avioni i CR7 ende nuk është nisur për në Torino, ndërsa Juventus ngelet ende në pritje të portugezit, shkruan Albeu.com.

Cristiano Ronaldo ka probleme në Madeira, për shkak të kufizimeeve të fluturimit të vendosura nga autoritetet portugeze.

Kjo u konfirmua nga TVI, duke pohuar se avioni personal që duhet të sjellë përsëri sulmuesin në Torino është bllokuar në këto orë në Madrid.

Zbritja pritet të bëhet në Funchal, kryeqyteti i ishullit Madeira, por planet e fluturimit kanë dështuar tre herë.

Nëntë të huajt janë akoma jashtë Italisë, përveç Cristiano Ronaldos janë Alex Sandro, Danilo, Douglas Costa, Higuain, Khedira, Rabiot, Szczesny dhe de Ligt, Juve nuk kanë siguruar një datë të saktë me të cilën duhet të kthehen.

Të gjithë do të duhet të qëndrojnë 14 ditë të izoluar në shtëpi.

SHARE