Ramush Haradinaj synon postin e Presidentit

133

Nuk do të shkoj shumë gjatë e PDK do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, Kjo ka filluar të diskutohet edhe brenda partive të koalicionit.

Në rendin e ditës të siguruar për mbledhjen e sotme të AAK-së, shihet që në pikën C është Koalicioni qeverisës, ku do të diskutohet për futjen e PDK-së.

Njohësi i çështjeve politike, Gurakuq Kuqi, për një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, AAK-ja do ta minoj Qeverinë Hoti deri sa të arrijë synimin që ta marrë postin e Presidentit për Ramush Haradinaj.

Gjithashtu ka thënë se AAK-ja ka vetëm ushtrues të detyre të kryetarit, është një plan largpamës, nëse PDK-ja nuk hyn në koalicion, qeveria mund të konsiderohet në rënie dhe Kosova deri kah fundi i vitit do shkojë në zgjedhje. PDK-ja kërkesën po ashtu e ka shumë të lartë, ose postin e Presidentit, ose të Kryeministrit.

“AAK-ja do ta minoj Qeverinë e Hotit deri sa të arrijë synimin që ta marrë postin e Presidentit për Ramush Haradinaj. AAK-ja për momentin ka vetëm ushtrues detyre të kryetarit, pra është një plan largpamës. Nëse PDK-ja nuk hyn në koalicion, qeveria mund të konsiderohet në rënie dhe Kosova deri kah fundi i vitit do shkojë në zgjedhje. PDK-ja kërkesën po ashtu e ka shumë të lartë, ose postin e Presidentit, ose të Kryeministrit”, është shprehur ai.

Tutje ka thënë se LDK, këto kërkesa janë të papranueshme, sepse postin e Presidentit e shohin si abazhur të tyre pasi e dinë që me rënien e kësaj qeverie do jenë në opozitë, e këto veprime nuk kanë përkrahjen e SHBA-së.

Ai ka shtuar duke thënë se Qeverisa Hoti mund të përfundoj me poshtërimin e njëjtë siç e ka marrë pushtetin, arsye të tjera janë se Qeveria deri më tani ka dështuar në çdo sferë është qeverisje edhe më e keqe se ajo e Ramush Haradinaj.

Gjithashtu tha se partia e tij nuk e ka hallin te dialogu dhe zhurma e tyre për dialogun, është propagandë kërcënuese për arritjen e qëllimit të vërtetë, që është bërja e Ramushit President.

“Për LDK-në të gjitha këto kërkesa janë të papranueshme, sepse postin e Presidentit e shohin si abazhur të tyre pasi e dinë që me rënien e kësaj qeverie do jenë në opozitë. Ndërsa këto veprime nuk kanë përkrahjen e SHBA-së. Pra, mbijetesa e Qeverisë Hoti mund të përfundoj me poshtërimin e njëjtë siç e ka marrë pushtetin. Arsye tjera janë se Qeveria deri më tani ka dështuar në çdo sferë dhe është qeverisje edhe më e keqe se ajo e Ramush Haradinajt. Ky i fundit dhe partia e tij nuk e kanë hallin te dialogu dhe zhurma e tyre për dialogun është propagandë kërcënuese për arritjen e qëllimit të vërtetë, që është bërja e Ramushit President”, tha ai

Ai ka përfunduar duke thënë se e ardhmja mund të sjellë qeverinë LVV-PDK me kryeministër Albin Kurti, pasi Kadri Veseli do të jetë zënë duke u përballur Gjykatën Speciale që ia ka krijuar partia e tij, ndërsa Presidente e vendit mund të jetë Vjosa Osmani, e cila ka filluar të mbrohet edhe nga PDK-ja dhe jo vetëm nga LVV-ja, dhe disa deputetë të LDK-së.

“E ardhmja mund të sjellë qeverinë LVV-PDK me kryeministër Albin Kurti, pasi Kadri Veseli do jetë i zënë duke u përballur me Gjykatën Speciale që ia ka krijuar partia e tij. Ndërsa, Presidente e vendit mund të jetë Vjosa Osmani e cila së fundmi në Kuvend ka filluar të mbrohet edhe nga PDK-ja dhe jo vetëm LVV-ja dhe disa deputetë të LDK-së”, ka përfunduar Analisti Kuqi.

SHARE