Meta i kthen një tjetër ligj Kuvendit

103

Presidenti i Republikës, Ilir Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin e ndryshuar për pronat e paluajtshme shtetërore, i miratuar së fundmi nga deputetët.

Sipas kreu të shtetit ligji është shqyrtuar me urgjencë brenda 7 ditëve dhe rrezikon të shkaktojë një problematikë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

”Mbi të gjitha, ky ligj bën një trajtim preferencial dhe jo të barabartë të subjekteve apo individëve që gëzojnë tituj pronësie apo përdorimi mbi pasuri të paluajtshme përgjatë bregdetit shqiptar, në raport me investitorët në këto zona.

Ndërkohë që pronarët që kanë përfituar në mënyrë të ligjshme një titull pronësie me një nga mënyrat e parashikuara nga ligji, trajtohen në pasiguri të plotë për mundësinë e posedimit dhe përdorimit të pronës së tyre në të ardhmen, e cila pas ndërhyrjes me këtë ligj marrin statusin pasuri publike e patjetërsueshme”, shkruhet në arsyetim.

SHARE