Rita Ora flet rreth albumit të ri “Phoenix”, pritja gjashtëvjeçare dhe dedikimi për të ndjerin Avicii

0 10

Rita Ora ka punuar me DJ e ndjerë suedez, për këngën e saj “Lonely Together”.

Këngëtarja shqiptare thotë se albumi i dytë i shumëpritur i është kushtuar Aviciit, i cili vdiq këtë vit.

27-vjeçarja ka punuar me DJ-në e ndjerë për këngën e saj “Lonely Together”, e cila u publikua në shtator të vitit 2017.

Ajo ka nderuar producentin e vdekur, i cili vdiq në një vetëvrasje të dyshuar, duke përfshirë këngën e tij në albumin e saj të ri “Phoenix”.

Në një intervistë për A Listit, Rita rrëfeu: “Unë jam duke iu falënderuar atij duke vënë këngën “Lonely Together” në album. Ai ishte një njeri i pabesueshëm dhe një talent i rrallë. Ne ishim miq shumë të mirë dhe ai ndryshoi jetën time. Në një mënyrë, albumi i është dedikuar atij”.

Rita publikoi albumin e saj të parë me titull “Ora” në vitin 2012, teksa në një ndejë private të organizuar në ‘Annabel’ së fundmi, këngëtarja shqiptare priti shumë mysafirë për të festuar së bashku me ta finalizimin e albumit e saj të dytë, “Phoenix”.

Ajo e realizoi këtë ‘party’ të sponsorizuar nga Ciroc vodka, teksa të pranishëm ishin miqtë e saj më të mirë si: Nick Grimshaw, motra e saj, Elena, vëllai, Doni, dhe prindërit: Vera dhe Besnik.

Rita ka thënë se padia e gjatë ndaj ish-kompanisë së saj të menaxhimit, Roc Nation, ishte pjesërisht fajtore për vonesën midis dy albumeve të deritanishme, por tha se beteja ligjore kishte frymëzuar gjithashtu titullin.

Ajo tha: “Me të vërtetë është një mesazh fuqizues. Unë kurrë nuk kam qenë në mitologjinë greke, por feniks është një temë me të vërtetë e zakonshme – është vërtet diçka e fortë”.

“Është si një qira e re e jetës – si një feniks që ka kaq shumë jetë. Ndjehesha si një feniks për të qenë e sinqertë – unë kam dashur shumë që ta realizoj këtë album, dhe më në fund e kam bërë”, ka thënë tutje këngëtarja shqiptare.

Ylli thotë se ajo do ta bëjë gjithmonë Londrën shtëpinë e saj, duke shtuar se një këngë e albumit është e dedikuar për qytetin.

Ajo tha: “‘Falling To Pieces’ ka të bëjë me Londrën dhe është kënga me të cilën jam shumë krenare. Ka shumë elemente muzikore në të. Ka një tekst shumë të trishtuar, por është e kundërta me muzikën optimiste. Është një ekuilibër me atë që Londra më bën të ndihem. Është shtëpia ime”, ka përfunduar këngëtarja 27-vjeçare.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: