Nora Istrefi sot feston, bashkëshorti e uron me zemër e vajza i këndon këngën e ditëlindjes (FOTO-VIDEO)

0 33

Ajo është një prej këngëtareve më të njohura e më të pëlqyera në Estradën Shqiptare, shkruan GazetaBlic.Dhe tani Nora Istrefi ka edhe një arsye më shumë për të festuar këtë të diel. Kjo pasi këngëtarja shqiptare, i ka mbushur pikërisht sot 32-vjet jetë.

Urimet për të nuk po kanë të ndalur qysh para pak orëve. Janë fansat e shumtë, miqtë e familjarët ata të cilët e kanë marrë mundin e me shumë dashuri po i urojnë jetë të gjatë, yllit shqiptar.

Eh siç duket dy urimet më të mira i ka marrë pikërisht nga ata që i ka pranë pothuajse në çdo çast. Janë vajza e saj, Renee dhe burri i saj Roberti ata të cilët e kanë uruar atë, shkruan GazetaBlic.Fillimisht ishte Roberti ai i cili në hapësirën e storieve në “Instagram” e kishte uruar gruan e tij me një fotografi të saj, e të cilës i ka vënë mbishkrimin “Urime ditëlindjen o shpirt”.

E një orë më pas, është vet këngëtarja, Istrefi ajo e cila ka publikuar një video ku shihet vajza e saj Renee, teksa i këndonte këngën e ditëlindjes mamit të saj.“Jam e bekuar. Urimi më i mirë ndonjëherë n’jetë – babyRenee” – është përshkrimi që Nora Istrefi i ka bashkëngjitur videos së publikuar në llogarinë e saj publike në “Instagram”.

Kujtojmë që Nora Istrefi ka një karrierë të gjatë e të bujshme muzikore. Ajo qysh në moshë të re ka depërtuar në tregun shqiptar, për të qëndruar në majat e top-listave edhe në ditët e sotme si një këngëtare me shumë stil, e me zë unik. /blic

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: