Ndërron jetë aktori i njohur i “O Sa Mirë”, Art Kurti

0 58

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar për Telegrafin se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Gjakovë – Goden.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për aktorin e “O Sa Mirë”, Art Kurtin, i njohur për rolin e Gjakovarit.

Lirie Podrimaj, zyrtare për informim e Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjakovës ka konfirmuar rastin në një deklaratë për Telegrafin.

“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin Hetim i vdekjes”.

“Viktimë e këtij rasti është personi me inicialet A.K. i lindur 1995 nga Gjakova, zyrtar komunal në komunën e Gjakovës. Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha prova”, ka deklaruar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, rajoni i Gjakovës.

Mësohet se personi në fjalë është aktori që luan rolin e gjakovarit në serialin “O Sa Mirë”, Art Kurti.

Kurti ishte një prej aktorëve të dashur të serialit, ndërkaq policia nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për shkakun e vdekjes së tij, pasi rasti është duke u hetuar.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: