John Cena njihet si yll i WWE, por ai është reper dhe autor i disa hiteve

0 4

Ndoshta nuk e keni ditur, por krahas të qenit një yll në WWE, John Cena është reper dhe autor i disa këngëve shumë të pëlqyera.

Ai e ka interpretuar temën e pestë muzikore të tij, “Basic Thuganomics”, e cila është përfshirë në albumin “WWE Originals”, në vitin 2004.

Po ashtu, ai e ka incizuar këngën “Untouchables”, e cila po ashtu u përfshi në albumin “WWE ThemeAddict: The Music, Vol. 6”.

Cena ka bashkëpunuar edhe në remiksin e këngës “H-U-S-T-L-E” së bashku me Murs, E-40 dhe Chingo Bling.

Albumi debutues i 40-vjeçarit, “You Can’t See Me”, është incizuar me kushëririn e tij, Tha Trademarc.

Krahas këngëve të tjera, pjesë e albumit është edhe tema e tij hyrëse muzikore, “The Time is Now” dhe kënga “Bad, Bad Man”, të cilës iu realizua një videoklip duke parodizuar me kulturën e viteve të tetëdhjeta, duke përfshirë edhe serialin televiziv, “The A-Team”.

Me videoklip u shoqërua edhe kënga “Right Now”, ndërsa më vonë Cena dhe Tha Trademarc morën pjesë në këngën “Champion Scratch” të realizuar nga The Perceptionists.

Po ashtu, mundësi i famshëm ishte pjesëmarrës edhe në albumin e Tionne ‘T-Boz’ Watkins, “Still Cool”.

Në tetor të vitit 2014, Cena bashkëpunoi në dy këngë me Wiz Khalifa, “All Day” dhe “Breaks” që u përfshinë si tema muzikore për video-lojën”WWE 2K15″.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: