Gold AG i tronditur me vdekjen e Art Kurtit: Më thirre të takohemi në Gjakovë, e pabesueshme që do vi në varrimin tënd

0 29

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, nuk ka mundur të besojë lajmin për vdekjen e aktorit të “O Sa Mirë”, Art Kurtit.

Policia e Kosovës konfirmoi gjatë ditës se një person është gjetur i vdekur në rrugën Gjakovë – Goden.

Sipas informacioneve të Telegrafit, bëhet fjalë për Art Kurtin, aktorin e njohur të serialit “O Sa Mirë”, lajm i cili duket se ka tronditur skenën e muzikës dhe kulturës.

Është Gold AG ai i cili ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku shihet bashkë me aktorin dhe pranon se ai e ftoi të takoheshin në Gjakovë.

” Allahu të mëshiroftë o vllau jem,qe sa dit më thirre me ardh në Gjakovë e nuk munda me ardhë e tash e pa besushme që do t’vi në varrimin tënd.O Allah falja Xhenetin shokut tem e mëshiroje me mëshirën tënde o më i miri mëshirues. (sic)”, ka shkruar Gold Ag në foton e tij në Instagram.

Duket se reperi dhe aktori ishin miq mjaft të mirë.

Art Kurti ishte i njohur për rolin e “gjakovarit” në serialin më të shikuar në vend, “O Sa Mirë”.

 

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: