Pesë gjëra të cilat duhet t’i dish për mrekullinë e natyrës turke (Foto)

0 5

Pamukkale është kompleks i burimeve të pazakonshme minerale në pishinat gëlqerore të cilat janë vendosur në jugperëndim të Turqisë në afërsi të qytetit Denizli.

Në jugperëndim të pjesës turke gjendet mrekullia e natyrës e cila, falë dukje së saj përrallore, shpesh krahasohet me ujëvarat e ngrira apo me dëborë tarracash të mbuluara – Pamukkale.

Mirëpo, këto formacione impozante gjeologjike nuk kanë kurrfarë lidhjeje me akullin apo dëborën, mirëpo janë quajtur “Pallati i pambukut”, transmeton Telegrafi.

Ky lokalitet është kompleksi i burimeve unike dhe përbëhet nga burime të ngrohta gëlqerore, të cilat krijojnë formë të pazakonshme tarracash të cekëta pishinash të cilat janë formuar me derdhjen e ujit mineral dhe me shtresimin e mineraleve.

Premtimi i rinimit dhe kënaqja e vërtetë e kanë bërë këtë rajon destinacion turistik të popullarizuar. Ja çfarë duhet patjetër të dini për këtë mrekulli të natyrës:

Hierapolis (Kalaja e Pambukut), ndodhet në pjesën perëndimore të pllajës së gjerë të Anatolisë, rreth 193 km në lindje të resortit të njohur të Egjeut, afër Efesusit.

1. Pamukkale në përkthim nga turqishtja ka kuptimin e pallatit të pambukut apo pallatit nga pambuku. Emrin e ka marrë, sepse tarracat e tij të bardha të rikujtojnë plantacionet e pambukut të cilat janë të shpeshta në Turqi.

2. Kompleksi është i gjatë dy mijë metra dhe i gjerë rreth 600 metra. Është krijuar si pasojë e tërmetit në luginën e lumit Menderes. Derdhja e ujit mineral dhe shtresimi i mineraleve kanë krijuar basene të mbushura me lëngun magjik ngjyrë të kaltër në të cilat turistëve u lejohet larja.

3. Pamukkale ka 17 burime minerale, temperatura e të cilave sillet prej 35 deri në 100 gradë celsius. Pishinat në formë tarracash janë të vendosura njëra nën tjetrën, dhe shtrihen në lartësinë prej rreth qindra metrash.

5. Pamukkale bashkë me Hierapolisin janë vënë në Listën e UNESCO-s të Pasurisë Botërore në vitin 1988. /Telegrafi/

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: