Numerologjia – numrat dhe fati

0 34

Një llogaritje e moçme e karaktereve të njerëzve është edhe numerologjia. Sipas kësaj llogaritjeje astrologjike kuptojmë se secili person fshihet prapa ndonjërit nga numrat prej një deri në nëntë.

Në mënyrë shumë të thjeshtë, secila datë e lindjes mund të zbritet në një numër njëshifror, i cili i tregon rrugën e jetës suaj dhe zbulon vetitë tuaja të mira dhe të këqija, por edhe si silleni ndaj njerëzve të tjerë. Madje, mund ta krahasoni numrin tuaj me atë të partnerit, apo të njerëzve që ju rrethojnë, për ta parë përputhshmërinë mes jush, transmeton Telegrafi.

1-2-3-4-5-6-7-8-9

Si të llogaritet numri i rrugës jetësore

Mblidhni numrat që i jep ditëlindja juaj. Për personin që ka lindur më 15 shtator 1981 mbledhja duhet të bëhet në këtë mënyrë: 1+5+9+1+9+8+1= 34. Pastaj mblidhni shifrat e këtij numri: 3+4=7. Shuma e fituar tregon secilës rrugë jetësore i takoni, pra rrugës 7. Nëse shuma edhe pas dy mbledhjeve del një numër më i madh së 9, atëherë vazhdoni mbledhjen derisa të fitoni numrin njëshifror…

A i përgjigjet numri i tij tuajit?

1-shi dhe 2-shi janë në kundërshtim më njëri-tjetrin, mirëpo kreativiteti dhe shkathtësia e udhëheqjes që e posedon 1-shi mund ta joshë 2-shin artistikisht të orientuar.

3-shi është i pavarur dhe i gjallë. I përshtaten 3-shat të tjerë, ose numrat që pjesëtohen me 3.

4-shi është praktik dhe vështirë krijon shoqëri. Përshtatet mirë me 2-shin dhe 8-shin.

5-shi është adhurues i jetës tolerante dhe përshtatet më të gjithë numrat, sidomos me numrin 5.

6-shi është besnik dhe i baraspeshuar, ndërsa përshtatet me 7-shin e rënë në mendime dhe me 9-shin seksipil.

7-shi i pëlqen 3-shat e gjallë dhe 5-shat dinamikë.

8-shi është ambicioz, botërisht i hapur dhe goxha materialist. E pëlqen kreativitetin e 1-shit, ndërsa ka nevojë për stabilitetin e 4-shit.

9-shi është tip luftëtar që i pëlqen 1-shat autoritarë dhe 6-shat besnikë. /Telegrafi/

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: