Dashuria zgjat pesë vjet pas martese

0 4

Janë të shumta teoritë dhe studimet të cilat flasin për dashurinë e veçanërisht për kohëzgjatjen e saj. Por një studim i ri francez ka zbuluar se dashuria zgjat pesë vjet pas martese!

Sipas Institutit të Statistikave dhe të Studimeve Ekonomike franceze, që ka analizuar rastet e divorceve në vitin 2014, nuk është e thënë që dashuria gjatë martesës të zgjasë vetëm pesë vjet, por në vitin e pesë krizat janë më të forta dhe aty duket se sa fort është lidhur një çift me njëri-tjetrin.

Por edhe për kalimin e krizave në çift ekzistojnë zgjidhje.

Dikush ka thënë se puthja është hapësira boshe midis fjalëve “të dua”, dhe ka pasur plotësisht të drejtë. Nëse dini të rigjeni intimitetin dhe kënaqësinë fizike me partnerin tuaj, duhet të putheni sa më shumë dhe sa më shpesh. Ato do t’ju ndihmojnë për t’u ndier të përfshirë nga pasioni dhe do bëjnë të mundur që t’ju rritet dëshira për të qëndruar pranë partnerit tuaj.

Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy. Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.

Çdokujt i pëlqen që t’i dedikojnë mendime dhe aq më tepër prej personit të zemrës. Mos ngurroni që t’i lini ditë pas dite shënime të vockla në të cilat t’i shprehni që e doni apo edhe një urim të thjeshtë për një ditë sa më të mbarë, do t’ju ndihmonin shumë për ta ngrohur situatën midis jush.

Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse duhet ta befasoni partnerin tuaj, shkruan Shqip. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën. Provojeni!

Zënkat nuk bëjnë gjë tjetër veçse e helmojnë marrëdhënien në çift. Të kërkuarit falje nuk është dobësi, por sqarim për keqkuptime të shumta të cilat mund t’ju çonin edhe në ndarje. Kërkoni falje sa herë kuptoni që e keni lënduar, ndoshta dhe pa dashje, partnerin tuaj.

Fjalët janë të rëndësishme dhe askush nuk ka arritur ta përcaktojë nëse janë më të rëndësishme sesa veprat, por pa komunikim nuk mund të dilni nga kriza në të cilën jeni përfshirë. Kjo nuk do të thotë që të flisni pa pushim, por që të gjeni mënyrën e duhur për të ndarë me partnerin ato gjëra që ju shqetësojnë dhe pse jo duke ia thënë nën zë, gjë që e bën më tërheqëse mënyrën e të treguarit.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: