Shqipëri, tragetet në orar, nuk parashikohen pengesa nga reshjet

0 10

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë nuk ka sjellë sot probleme në anokrimin e trageteve në portet e Durrësit dhe Vlorës.

Në portin e Durrësit tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar paraditen e sotme në Terminalin përkatës me vonesa të vogla nga grafiku i parashikuar, ndërsa rreth orës 12.00 pritet të mbërrijë edhe trageti “AF Michela” nga Ankona.

Dje reshjet e shiut penguan për afro 2 orë përpunimin e anijeve, ndërsa sot sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet do të jenë të dobëta dhe pa ndikim në veprimtarinë portuale.

Në portin detar të Vlorës është ankoruar në kalatë trageti “RED STAR” dhe pas përpunimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të niset drejt Portit të Brindizit, transmeton atsh.

Prej dy ditës vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore nga reshjet e dëborës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu prej orëve të para të ditës deri në mesditë, të vazhdueshme dhe me intensitet mestar në formën e shtrëngatave, me shkarkesa elektrike në të gjithë vendin. Gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet do të humbin intensitet.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: