Plas sherri në PS, Majko përplas karrigen dhe largohet nga Kuvendi

0 15

Edhe pse opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend, kjo nuk i ka shmangur incidentet në sallë. Debati brenda shumicës ka nisur gjatë procesit të votimit të ligjit për Diasporën.
Shkak është bërë një amendament i bërë nga Adnor Shameti për rregullimin e një neni në këtë ligj dhe që u mbështet nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, por që ka hasur në kundërshtimet e grupit parlamentar të PS-së.
Fillimisht Mimi Kodheli e më pas Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin në fjalë me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet. Në votim, 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër, por rrëzimi i amendamentit ka nxehur ministrin Majko, i cili ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi.
Projektligji “Për diasporën”, ka qenë i pesti në rendin e ditës së Kuvendit, ndërsa nuk dihet se cili ishte amendamenti që deputeti Shamti ka propozuar për tu rregulluar.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: