Zv/kryeministri Bujar Osmani: Pse zgjodhëm termin “Ilindita“

0 112

Zv/kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, u shpreh në një lidhje telefonike për Report Tv se qeveria maqedonase dhe ajo greke janë dakordësuar për emrin e ri, “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Osmani shpjegon edhe domethënien e emrit e cila sipas tij simbolizon lëvizjen e përbashkët shqiptaro-maqedonase në vitin 1903 kundër Perandorisë Osmane.

Hera e parë që qeveria greke dhe ajo e maqedonisë dakordësohen për këtë çështje. Nevojiten ndryshime kushtetuese që domosdo kërkon edhe mbështetjen e opozitës për 2/3 e votave. Vendosja e këtij emri bëhet me qëllim dallimin e Maqedonisë nga krahina greke.

“Ilindita” ka të bëjë me emrin e kryengritjes shqiptaro-maqedonase kundër perandorisë osmane. Pas kësaj kryengritje është krijuar një qeveri me dy ministra maqedonas, dy shqiptarë dhe një vllah. Pra, edhe atëherë ka pasur përpjekje mes shqiptarëve dhe maqedonasve për krijimni e një shteti të përbashkët”, thekson Osmani.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: