Zaev flet për zgjerimin e Qeverisë, në lojë edhe PDSH dhe deputetë tjerë

0 17

Kryeministri Zoran Zaev edhe sot ka thënë se po bisedon me deputetë, një pjesë të partive shqiptare, dhe një pjesë e bashkësive tjera etnike në Maqedoni për zgjerimin e koalicionit qeverisës. Ai tha se shpreson se maxhoranca do të zgjerohet dhe do të jetë stabile, kur pritet zgjidhje për emrin si dhe për proceset që kanë të bëjnë me BE dhe NATO. Informon INA.

Ai duke folur më detajisht tha se po bisedon me deputetë të partisë së ndarë BESA, më pas me PDSH e cila përkrahë politika të caktuara të Qeverisë, Partinë Demokratike Turke dhe se sipas tij ka ambient që edhe disa deputetë të tjerë të përkrahin këto politika.

Zaev nga ana tjetër ka theksuar se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse dikush provokon, bën presion apo ka arsye për këtë punë, atëherë mundësia është e hapur. Ai përshëndeti vendimin e opozitës për kthim në Kuvend dhe se sipas tij me këtë demokracia është më funksionale. Zaev tha se është e drejtë e çdokujt të propozojë interpelancë për Qeverinë, dhe se me këtë ai komentoi paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së. (INA)

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: