Planet dhe prapaskenat, pse Zaevi po zvarrit zgjerimin e Qeverisë?! (VIDEO)

0 12

Analisti politik Albert Musliu deklaroi për televizioni 1TV arsyet e zvarritjes dhe vonesave të zgjerimit të Qeverisë. Ai tha se kjo është një strategji e praktikuar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, i cili ka në plan koalicion më të gjerë, deri në sigurimin e dy të tretave të votave në Kuvend.

“Nuk janë vetëm shqiptarët në lojë për tu bërë pjesë e Qeverisë. Mendoj se Zaev shkon në sigurimin e dy të tretave të shumicës në Kuvend, andaj pret aq gjatë të bëj rikonstruimin e Qeverisë”, theksoi Musliu.

Sipas tij, kjo shumicë do të mundet pastaj të ndryshojë Kushtetutën dhe të ngjajshme, diçka që është e nevojshme edhe për zgjidhjen e emrit me Greqinë dhe reformat kyçe.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: