Maqedonia radhitet e fundit në Ballkan për lirinë e mediave

0 18

Maqedonia është radhitur në vendin e 109 në raportin më të fundit për lirinë e mediave të Reporterëve pa kufij, duke bërë përparim për dy vende për dallim nga viti i kaluar që ishte e 111-ta.

Në raport thuhet si vijon “sulmet sistematike ndaj lirisë së fjalës ishin dukuri konstante gjatë qeverisjes së Nikola Gruevskit dhe VMRO-DPMNE, që përfundoi me zgjedhjen e qeverisë së re në qershor të 2017”.

Sipas raportit, servisi publik “Radio televizioni maqedonas” ende është në shërbim të VMRO-DPMNE, për shkak se nuk ka ndryshuar struktura e udhëheqjes. Reporterët pa kufij thonë se është herët për të vlerësuar qëllimet e qeverisë së re për të përmirësuar situatën me mediat, pasi që siç nënvizohet gazetarët pak janë të paguar dhe se vendet e tyre të punës nuk janë të sigurtë. Nga vendet e rajonit, Slovenia radhitt në vendin e 32 me media më të lira, më pas Bosnjë – Hercegovina në vendin e 62, Kroacia 68, Shqipëria 75, Serbia 76, Kosova 78, etj.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: