Lëshohet në përdorim Autostrada Demir Kapi – Smokvicë (VIDEO)

0 14

Pas gjashtë viteve ndërtim, sot u lëshua në përdorim autostrada Demir Kapi- Smokvicë. Në korniza të autostradës do të funksionojnë dy pika pagesore, njëra në Gjevgjeli dhe tjetra në Demir Kapi, si dhe qendër kontrolli në Negotinë, nga ku mbikëqyret trafiku. Kryeministri Zoran Zaev tha se kjo autostradë e lidhë Maqedoninë dhe e drejton atë kah BE-ja.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË
“Ky projekt u fillua nga Qeveria e kaluar dhe ishe shumë e nevojshme për qytetarët, këtë ne e njohim dhe e potencojmë. Ne do t’i përfundojmë të gjitha projektet e filluara rrugore në afatet më të shpejta. Qytetarët e Greqisë dhe ata të botës, mund të qarkullojnë nëpër Maqedoni nëpërmjet rrugëve më moderne dhe më të sigurta. Kjo autostradë lidh dhe çon kah BE-ja, kjo pjesë është ndërtuar nga bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe BE-së. Më nuk do të lejojmë improvizime katastrofike.”

Drejtori i përgjithshëm për politika fqinjësore dhe zgjerim i BE-së, Kristijan Daniellson, theksoi se me këtë autostradë, mbyllet hallka e fundit e Koridorit 10.

KRISTIJAN DANIELLSON, DREJTORI I PËRGJITHSHËM PËR POLITIKA FQINJËSORE PËR ZGJERIM TË BE-SË
“Presim që ky projekt ta rritë ekonominë në Maqedoni por edhe në rajon, të mundësojë transport më të madh dhe mundësi për zhvillim të bizneseve dhe do ta lehtësojë mobilizimin. Ky projekt është mundësuar nga fondet IPA, nëpërmjet së cilit janë ndarë rreth 200 milion euro. Ndërtimi i kësaj pjese ishte shumë projekt kompleks. Me fushatën “BE për ty”, duam të tregojmë se BE është këtu që t’i ndihmojë Maqedonisë edhe në ndërtimin e rrugëve. Lidhje infrastrukturore të rajonit do të jetë edhe tema në Samitin në Sofje në Maj.”

Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, kjo ishte pjesa më e vështirë për ndërtim të Korridorit 10.

GORAN SUGARESKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE
“Kjo pjesë paraqet llojin më bashkëkohor të ndërtimit, ka dy tunele dhe nga dy korsi. Tunelet më të gjata në Maqedoni dhe qendra për kontroll në Negotinë për kontroll të të gjithë trafikut tek tunelet. Pjesë përbërëse janë edhe gjashtë urat e Korridorit. Në pajtueshmëri me normat e BE-së për ulje të gazrave të dëmshme dhe për mjedis jetësor. Vlera e këtij projekti është 218 milion euro dhe 10 milion për mbikëqyrje. Për disa muaj korridori 10 do të përfundojë tërësisht”

Autostradën e ka ndërtuar kompania greke “Aktor”, për të cilën PSP ka filluar hetim lidhur me tenderin për realizim të projektit si dhe për tërheqje të shumave të mëdha të parave nga të punësuarit në kompani.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: