Ka ndërruar jetë ish-bashkëshorti i Ermira Mehmetit, Shenoll Devaja

0 119

Ka ndërruar jetë ish bashkëshorti i Ermira Mehmetit, Shenoll Devaja.

Ai një kohë ka qenë diplomat i Maqedonisë në Shqipëri, ndërsa ka qenë i punësuar në ministrinë e jashtme të Maqedonisë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllau i tij, Shpend Devaja, përndryshe bashkëshort i teuta Arifit.

“Të nderuar miq, ju njoftoj se sonte ndërroi jetë vllau im i dashur dhe i respektuar Shenoll Devaja. Allahu xh.sh. e shpërbleftë me xhehnet. Varrimi bëhet nesër pas namazit te ikindisë. Nisja bëhet nga xhamia e re në Çair-Shkup”, ka shkruar Shpend Devaja.

Shenoll Devaja ka qenë i martuar me Ermira Mehmetin, me të cilën kanë një djalë. Tani disa vite ata ishin të divorcuar.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: