Joveski: Prokurorët shqiptarë votuan për rikualifikimin e lëndës së “Almirit”

0 24

Kryeprokurori Lubomir Joveski është pyetur sot gjatë konferencës sot nëse ka ndarje etnike në institucionet gjyqësore. Ai ka mohuar pretendimet e tila duke deklaruar se kanë qenë prokurorët shqiptarë që kanë votuar për rikualifikimin e lëndës së vogëlushit Almir Aliu.

“Në më shumë raste kam thënë se Prokuroria, në këtë rast dëshiron që drejtësia të triumfoj. Prokuroria ka rikualifikuar aktakuzën sepse ishte e sigurt se nëse mbetet në akuzën e vjetër gjykata do të sjellë vendim për lirim. Thashë se kjo nuk varet nga vullneti i Prokurorisë, por kualifikimi i veprës penale e diktojnë provat në lëndën. Ishte përmendur se ekspertizat janë vonuar dhe këto janë siguruar më vonë gjatë diskutimit kryesor. Në pjesën e këtyre pyetjeve nuk e di nga ku e keni faktin se prokurorët shqiptarë do të largohen. Procedurë e tillë nuk është iniciuar, bëhet fjalë për momentin për shkelje të Kodeksit të Prokurorëve Publik.

Për këtë do të vërtetoj Këshilli, nëse do të inicioj procedurë. Po ashtu në këtë pjesë nuk është i saktë konstatimi se prokurorët janë të ndarë në bazë etnike. Për shkak se për rikualifikimin kanë votuar edhe prokurorë të cilët i takojnë bashkësisë etnike shqiptare. Mendoj se kjo është punë e Prokurorëve dhe nuk është mirë që emra t’i nxjerrim në konferenca”, ka thënë Joveski.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: