BESA e Gashit pjesë e qeverisë me Ministrinë e Punëve të Brendshme

0 20

Hyrja e BESËS së udhëhequr nga Afrim Gashi në qeverinë reformatore të Zaevit tash më është punë e kryer, gjersa brenda kësaj jave priten të formalizohen edhe detajet e fundit për pjesëmarrjen e BESËS në qeveri.

Nga burime brenda jozyrtare, të cilat insistojnë të mbeten anonime, mësohet se Lëvizjes BESA i është ofruar Ministria e Punëve të Brendshme, kjo ministri e cila mbetet të jetë një ndër më kryesoret për qeverinë dhe për shqiptarët.

Se sa janë të vërteta gjitha këto që po thuhen dhe shkruhen nëpër portale të ndryshme, kjo gjendje do të konkretizohet brenda kësaj jave ku pritet të fillojnë bisedimet mes BESËS dhe LSDM-së.

Ajo që vlen të theksohet gjerë më tani është se BESA mbetet në qëndrimet e saja për përkrahjen e reformave qeveritare drejt rrugëtimit në NATO dhe BE.

Cilat do të jenë parimet dhe principet me të cilat BESA do të hyjë në negociata me kryeministrin Zaev, kjo mbetet të shihet gjatë kësaj jave ku pritet që të ketë konkretizime për marrëveshje eventuale mes BESËS dhe qeverisë aktuale. /albeu

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: