Arrestimi i Sasho Mijallkov plas si “bombë”, zbulohet celula në Shqipëri e drejtuar nga njeriu i afërt i Lulzim Bashës

0 46

Prangosja e kryespiunit të Maqedonisë dhe lidhjet e tij me Shqipërinë.

Dje Sasho Mijallkov ish-shefi i shërbimeve sekrete maqedonase u prangos në Shkup. Shkaku: Çështja Gruevski dhe krime të tjera të kryera në mbi një dekadë.

Sasho Mijallkov u denoncua nga Pamfleti si personi që përgatiti arrastisjen e Gruevskit dhe kalimin e tij nga Shqipëria. Janë të interceptuara tashmë të gjitha telefonatat parapregaditore të Gruevskit dhe shoqëruesve të Gruevskit të gjitha në gjuhën shqipe.

Njeriu tjetër që ka bërë jo vetëm përkthyesin, por dhe shoqëruesin është një tjetër oficer i lartë i shërbimit sekret maqedonas me origjinë shqiptare i quajtur Shenasi Mehmeti. Mijallkovi dhe Mehmeti përgatitën në rrugë konspirative së bashku me shërbimet ruso-serbe masakrën e Kumanovës të 9 Majit 2015, ku u vranë e u burgosën dhjetëra ish-ushtarë të UÇK-së.

Po ashtu është indentifikuar prej kohësh një bazë e këtij shërbimi në Shqipëri. Baza e dyshimtë drejtohet nga një ish oficer i lartë policie shumë i afërt me Lulzim Bashën i cili ka ndërtuar dhe një superfermë në Korçë pikërisht në afërsi të kufirit me Maqedoninë. Është pikërisht ky person që besohet se ka armatosur ushtarët nga Kosova, duke i stimuluar të kalojnë kufirin dhe pastaj i ka dekonspiruar te Mijallkovi.

Është e vërtetuar se organet e shërbimit sekret shqiptar dhe kosovar kanë dijeni për këto veprime, por nuk është kryer asnjë veprim parandalimi.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: