Alfa-t shkelin një fëmijë shqiptar në Kumanovë, e lënë shtrirë në tokë nuk i ndihmojnë (Foto)

0 57

Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident në Kumanovë, ku një veturë ka përplasur një fëmijë të moshës pesë vjeçare. Rasti ka ndodhur në pjesën shqiptare të qytetit, afër vendit ku ndalen taksitë për në fshatrat e komunës së Likovës. Një dëshmitar okularë ka thënë për Gazetën Lajm se vetura që ka përplasur fëmiun e vogël ka qenë e njësitit policor “Alfat”. Pas incidentit ata nuk janë ndalur fare t’i ndihmojnë fëmiut.
“Pak me pare ne kete rruge u shkel me veture nje femije i moshes 5 vjeçare nga një veturë ( Fiat ) ngjyre e verdhe e cila veture sipas disa deshmitareve te rastit konfirmojne se vetura fiat e verdhe I perket njesitit policor Alfa dhe pa dyshim se ishin ata qe shkelen kete femije me emrin Murtez Aliji dhe e lane te shtrire dhe rende te lenduar ne mes te rruges pa u ndalur per ti dhene ndihmen e pare.
Kjo pra eshte policia jone qe te shkel dhe Nuk ndalet per te ndihmuar.
Murtezit te Vogel I deshirojme sherim nga plaget,kurse ketyre qyqareve denim maksimal per gjestit qyqar”, ka deklaruar qytetari për Gazetën Lajm.
Nga MPB ende nuk ka qëndrim zyrtar lidhur me këtë rast.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: