Pamje si u shemb qendra tregtare nga zjarri duke lënë mbi 60 të vdekur (VIDEO)

0 56

Kjo video tregon se si qendra tregtare Komerovo është shembur, duke vrarë mbi 60 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Ndërtesa u rrëzua nga flakët vdekjeprurëse të dielën.

Video u bë publike nga Ministria e Emergjencave të Rusisë (EMERCOM) dhe tregon pasojat e ferrit.

Ekipet e shpëtimit vazhduan të punonin në ndërtesën e pasigurt pavarësisht faktit se çatia e saj dhe disa kate kishin rënë pjesërisht.

Zjarri është konfirmuar si një nga më vdekjeprurësit në 100 vjet. Deri të hënën pasdite, numri i të vdekurve ishte 64 persona, përfshirë fëmijë.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: