VV: Parandalojeni “Zajednicën”, ajo rrënon shtetin e Kosovës nga brenda

0 5

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj takimit të sotëm të përfaqësuesve të komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, duke thënë se “si në Bosnje në vitin 1991, u mblodhën edhe në Kosovë për ta rrënuar shtetin nga brenda”.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se takimi i sotëm në Mitrovicë u mbajt më 28 mars, datë e njohur si ‘Dita e Shtetësisë’ në Serbi, meqë ajo pat shpallur kushtetutën e saj të re më 28 mars 1989, menjëherë pas suprimimit të autonominë së Kosovës.

Komunikata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje:

Sot, 120 përfaqësues të 10 komunave me shumicë serbe u mblodhën në veri të Mitrovicës, në një takim që i përngjante një këshilli nacional serb në Kosovë. Mitrovica është komuna ku spastrimi etnik i shqiptarëve ka vazhduar edhe pas luftës nga strukturat paralele kriminale të Serbisë, që kanë dëbuar mbi 11,000 shqiptarë e kthimin e të cilëve ende e pengojnë. Shumë ngjashëm ka vepruar Serbia edhe me komunat me shumicë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë më 26 prill të vitit 1991, kur u mblodhën 14 komuna atje për të themeluar “Zajednicën” e tyre, e cila më vonë, përmes gjenocidit, u shndërrua në “Republika Srpska” që mban peng dhe të defunksionalizuar shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës./InfoShqip

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: