Pas Mogherinit edhe Hahn kundër taksës ndaj mallrave serbe

0 13

Johannes Hahn, Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, ka përshëndetur deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, se taksa e Kosovës ndaj mallrave të importuara prej Serbisë është shkelje e CEFTA-s.

Sipas Hahnit, kjo taksë shkel parimet e tregtisë së lirë në regjion.

“Ky akt – që po ashtu dëmton konsumatorët dhe bizneset kosovare – duhet të kthehet prapa menjëherë. Kosova mban kryesimin e CEFTA-s dhe për këtë ka përgjegjësi të veçantë. Do të marr pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë së shpejti dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar ai në Twitter.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë vendimin për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.

“Më tej përkeqëson situatën pas imponimit fillestar të taksës prej 10% të rritjes së taksës javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë këto vendime”, thuhet në njoftimin për media të BE-së.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës të merkurën vendosi të rrisë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia, prej 10 për qind në 100 për qind.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: