NJË FEMËR NË PRISHTINË GODITET ME VETURË TEKSA PO KALONTE RRUGËN

0 17

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, ku si pasojë një këmbësore femër ka pësuar lëndime, pasi është goditjes me veturë, gjatë kohës kur po kalonte rrugën.

Në pamjet e siguruara nga KosovaPress, shihet se një person i gjinisë femërore po qëndronte shtrirë, teksa gjaku rridhte në asfaltë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ku në këtë aksident trafiku, janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore femër, e cila pas lëndimeve të marra, është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: