Mustafa: Beteja e Koshares, fitorja më e madhe e UÇK-së kundër armikut

0 29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha të hënë se beteja triumfale e Koshares, e zhvilluar 19 vjet më parë, shënon fitoren më të madhe në betejë të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi forcat e armikut.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se uniteti dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë, e bëri të pashmangshme disfatën e ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Beteja triumfale e Koshares, e zhvilluar 19 vjet më parë, shënon fitoren më të madhe në betejë të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi forcat e armikut.

Uniteti dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë, e bëri të pashmangshme disfatën e ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë.

9 vjet më vonë, pikërisht më 9 prill 2008, u miratua edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që sublimon vlerat më të larta demokratike, për të cilat luftuan dhe dhanë jetën burra të mëdhenj të kombit, si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Abaz Thaçi, Xhemajl Fetahu, e shumë pjesëmarrës të tjerë të Betejës heroike të Koshares.

Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës dhe heronjtë e saj!”.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: