“Lufta” në Mitrovicë fillon brenda 48 orëve, Kosova shton numrin e forcave të armatosura!

0 12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit urgjent me Këshillin e Sigurisë së Kosovës ka vlerësuar se situata e sigurisë në vend është e qetë. I pyetur për paralajmërimet për shpallje të autonomisë në veri të vendit, Haradinaj ka thënë se kjo është një retorikë nga Beogradi.

“Nesër grupi punues mund ta dorëzoj raportin për draft statutin e asociacionit. Ne nuk kemi dalë nga obligimet tona të marra në Bruksel, sepse ne kur e marrim raportin duhet të sigurohemi që është në përputhje me ligjet tona. Askush nuk e ka të drejtën të ndërmarrë veprime të njëanshme”, ka thënë Haradinaj.

Ai në një konferencë pas takimit me Këshillin e Sigurisë ka thënë se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile por se kanë kërkuar rritje të numrit të forcave në rast të ndonjë ngjarje, shkruan Gazeta Express.

I pyetur për paralajmërimet për shpallje të autonomisë në veri të vendit, Haradinaj ka thënë se kjo është një retorikë nga Beogradi.

Sipas tij, nëse dikush del nga marrëveshja ndërkombëtare, do të marrë përgjigje nga organet e rendit dhe ligjit.

“Nëse dikush del nga ligjet e Kosovës dhe marrëveshja, ligji do të veproj, nuk ka dilema, do të marr përgjigjen e vet. Sa i përket veriut, ne çdo herë kemi mirëpritur ardhjen e çdo qytetari të botës tek ne dhe po pritet mirë në çdo pjesë të Kosovës, e kushdo që hyn në territorin e Kosovës me qëllim të prishjes së rendit dhe ligjit, do të marr përgjigje nga ligji ynë. Jemi në gjendje gatishmërie nëse ka prishje të rendit dhe ligjit”, ka përfunduar Haradinaj.

Mediumet serbe kanë njoftuar se presidenti i Serbisë Vu;iq të shtunën në ora 8 ka thirrë mbledhje të Këshillit të Sigurimit për shkak të informacioneve se “në 48 orët e ardhshme mund të ketë destabilizim” në Kosovë.

Edhe forcat e KFORI-t një pjesë të pajisjeve të veta thuhet që kanë transferuar në veri të Kosovës.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: