Kryeministri italian Conte kërkon heqjen e taksës

0 14

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, të mërkurën ka kërkuar nga Kosova që ta tërheq taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia, në mënyrë që të rifillohen bisedimet për normalizim të marrëdhënieve.

Conte gjatë një vizite në Beograd, tha se Italia shpreson që së shpejti do të arrihet një kompromis midis Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka shtuar se “Kosova duhet të tregojë përgjegjësi dhe të përpiqet të rifilloj bisedimet dhe ta tërheq taksën e vendosur në nëntorin e vitit të kaluar”, shkruan WSJ, përcjell Telegrafi.

“Nuk do të ketë anëtarësim në BE për ne derisa të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin italian, Giuseppe Conten.

Serbia thotë se nuk do të marrë pjesë në dialog derisa të largohet taksa, ndërsa nga ana tjetër Kosova kërkon që Serbia ta njohë shtetësinë e saj dhe të mos e pengoj atë t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare.

 

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: