Gjuriq: Policia më rrahu rrugës dhe vazhdimisht këndonte

0 4

Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se pas arrestimit është rrahur nga policët kosovarë. Sipas tij, gjatë rrugës nga veriu për Prishtinë, policët vazhdimisht kanë kënduar dhe e kanë provokuar.

“Mua personalisht më kanë vënë në njërën prej veturave dhe aty kalova disa kohë duke më rrahur. Tash jam mirë dhe dua të dini se jam mirë, dhe tentuan të më poshtërojnë dhe vazhdimisht më godisnin, bënin shaka dhe tentonin me këtë të më frikësonin duke më mbajtur një kallashnikov në bark. Njëri madje më kërcënoi me thikë, por ajo çfarë dua t’u them se gjatë asaj kohe deri në Prishtinë këndonin. Më nxorën më pas nga vetura më lanë në një bodrum dhe dua t’u them se nuk kishte asnjë thirrje nga Beogradi dhe kjo mbaroi. Jam krenar me serbët që nuk u dorëzuan dhe nuk do të dorëzohen. Serbët nga Kosova dhe Serbia do të luftojnë për atë që është e drejta e tyre”, është shprehur Gjuriq.

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: