Franca dhe Britania e Madhe paralajmërojnë Serbinë për Kosovën

0 12

Vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por që tani janë skeptik për këtë vendim të marrë, do të ballafaqohen me Francën dhe Britaninë e Madhe, nëse ndërmarrin vendim për ta tërhequr njohjen, shkruan “Vecernje Novosti”.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar dje se posedon informacione që një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe njëri prej vendeve më me ndikim në Bashkimin Evropian, planifikon t’i dërgojë notë proteste secilit vend që në të ardhmen vendos të tërheq njohjen e Kosovës, duke mos treguar se për cilin vend bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave serbe përfaqësuesi i këtij vendi i ka thënë misionit diplomatik serb në New York, se është irrituar me veprimet dhe qasjen e Serbisë që disa vende ta tërheqin njohjen e Kosovës, duke ia bërë me dije se kjo çështje tashmë është e mbyllur.

“Ndoshta nuk janë duke pritur që Serbia të punoj kundër vetes? Çfarë lidhje kanë ata me atë se kush do ta njeh e kush jo”, ka deklaruar Daçiq.

Në mesin e vendeve që janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe BE-së janë Franca dhe Britania e Madhe

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: