Trump, Rusisë: Bëhuni gati, po vijmë me raketa të reja dhe të mençura

0 28

Presidenti amerikan Donald Trump, ka porositur sot Rusinë duke ia bërë me dije se duhet të bëhet gati për “raketa të reja, të bukura dhe të mençura” në Siri, raporton euronews.

Trump në profilin e tij në Twitter, ka porositur Rusinë se nuk do të duhej të ishte partner “me kafshën që përdor armë kimike” për të vrarë popullin e tij, transmeton Telegrafi

“Rusia është zotuar se do të rrëzojë të gjithë raketat e lansuara në drejtim të Sirisë. Bëhu gati Rusi, pasi që do të vijnë raketat e bukura të reja dhe të mençura”, ka shkruar Trump në Twitter.

Në cicërimën tjetër të presidentit amerikan, ka porositur se raportet SHBA-Rusi janë më të këqija se kurrë më parë, madje më të këqija se ato gjatë Luftës së Ftohtë.

 

Kujtojmë se raportet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë tensionuar si kurrë më parë, që nga raportimi për kryerjen e sulmeve kimike në qytetin sirian Douma, për të cilat akuzohet Bashar al-Assad, të cilin e përkrah Rusia.

 

Jep pergjigje

E-Maili juaj nuk Publikohet

%d bloggers like this: